musliman-elhamdulilah
  A LEXOHET JASIN APO HATME TE VDEKURVE?
 
Pyetje:


Në emër të Allahut Mëshiruesit , Mëshirbërësit - eselamu alejkumu rahmetullahi ve berekatuhu!
Kam një pyetje të dashur vellezër. A lexohet Jasin të vdekurëve, nëse lexohet cka ka prej tij, po ashtu edhe hatmeja në emër të Allahut, ju lutem përgjigjuni sa me shpejtë.

Esselamu alejkum rahmetullahi ve berekatuhu!


Përgjigje:


Rahmetli Husein ef.Gjozo në fetvat e tij, shumë herë ka shqyrtuar leximin e  Kur'anit për të vdekurit. Përgjigjet e tij janë interesante. Ai përkrah leximin e Kur’anit për të vdekur, dhe ata kanë fajde prej  tij, por lexuesi nuk guxon të  merr asnjë shpërblim. Leximi I Kur'anit për para (te holla) , mendon Gjozoja,është përdhosje e Kur'anit si udhëzim i Allahut njerëzve, kjo shmangie i ka arsyet e veta.

1.Orjentim i përgjithshëm  për vdekje dhe njeriun e vdekur, qe ka kapluar muslimanët  në kohën e dekadences. Ky është deformimi I madh I islamit, sepse në rregullat e islamit është dhënë vetëm kuptimi metafiziko-eshatologjik. Kuptimi i rregullave të kësaj bote është pavlerësuar.
Eshte ndërprer leximi I Kur”anit per njerëzit e gjallë, në vend se të shërbej si rregullë dhe shenjë tregues në jetë.
Tani Ai lexohet për të vdekurit, edhe pse dihet se  ka ardhur njeriut të gjallë për të mësuar se si të jetoj dhe si duhet të fitoj në këtë botë për të pasur fat të përjetshëm  në ahiret. Për arsye të orientimit të gabuar ka ardhur në keqpërdorim te Kur”anit,sepse ka filluar të përdoret për të gjithë,  jo, vetëm për atë që është dedikuar- thotë Gjozoja.

2. Arsyeja e dytë është komercializimi i ritualit. Shumë risi (bid'ate), adete dhe shmangie që kanë marrë shenjat e fesë, janë dalë , thotë Gjozoja , për arsye komerciale. Për atë arsye , Rahmetli Gjozo në njërën prej fetvave të tij këshillon:”Është koha e fundit që të kthehemi tek njerëzit e gjallë dhe fillojmë të lexojmë Kur'an për njerëzit e gjallë. Ai ka ardhur për të treguar se si duhet të jetohet. Ai shërben të vdekurve aq sa kanë jetuar me të,  dhe aq sa janë përmbajtur  rregullave të tij në praktikën ditore.

Rahmetli Gjozo me një përkushtim të madhë është munduar për të përmirësuar mardhëniet e gabuara , që një numër I madh muslimanëve kan per Kur'an. Në fetven no. 358 ai thotë:

Çështja e përmirësimeve të gabimeve dhe shmangieve që kanë marrë simbolin  fetar, nuk ka rrjedhe lehte dhe ne menyre te thjeshte. Ne jemi te vetedijshem per këtë. Për këtë arsye kundërshtimi aspak nuk na mundon. Leximi I Kur’anit për të vdekurit me pagesë, është vetëm një detaj i një orientimi të gabuar dhe marrëdhënie të gabuar ndaj Kur”anit .Kur’ani mbaroi te jetë ligj I  jetës. E mbajmë në shtëpi vetëm për bereqet. Prej tij shkruajmë hajmalit  , edhe lexojmë të vdekurve. Kënaqemi edhe në muzikën edhe në melodine e tij. Është çdo gjë tjeter,  përvec për cka është shpallur. Ka me pas shumë vështiresi për të ndryshuar ketë koncept. Vec është në proces ndryshimi I konceptit, por do të zgjatë shumë.Për hatër të së vërtetës, duhet të themi se  në veprat  e besueshme dhe të njohtura fikh, dhe tek fakihet dhe autorët të njohur fare nuk shtrohet pyetja e  leximit të Kur’anit të vdekureve me pagesë. Vetëm se shtrohet pyetja e sevapit dhe te te lexuarit e  Kur’anit të vdekureve pa pagesë: a ka i vdekuri dobi prej leximit të Kur’anit apo jo. Leximi I Kur’anit të vdekurëve lejohet vetëm atëherë nëse lexuesi nuk pranon dëmshpërblim. (Fetve,I, fq.335) .

Ne pyetje: “A mund të shiten hatme të gatshme, sikurse dikush bene”,

Husein-ef. Gjozo është përgjigjur:


“Duhet njëherë e përgjithmonë të dihet se me Kur”an në asnjë mënyrë nuk duhet të tregetohet.” Tregtimi me ajetet e Kur’anit është gjynah I rëndë. Në shumë vende  në Kur’an rëndë denohet kjo punë e përlyer. Pa dyshim shitja e hatmeve të gatshme është tregti e ndaluar. Më të vërtetë  është nënqmim I madhe dhe ofendim për Kur’an me ndërthur në shpekulacionet tona dhe të kthejmë në interesat tona vetjake dhe materiale. (Fetve,I. fq.98)

Ne pyetje: “A mundemi me marr dhuratë (hedije) për leximin e Kur’anit të vdekurëve pa e bërë marreveshje për pagesë”, 
rahmetli Gjozo është pergjigjur:


“Ne kemi përsërit shumë herë  qëndrimin  islamik për leximin e Kur’anit të vdekurve me pagesë.  Ndryshimi I emrit të pagesës në dhuratë (hedije)është shumë thjeshtë një tregtim I palejuar dhe shpekullim.

Kemi parë një shpekullim të njëjtë dhe hile-I sher’ijju në shitjen e Kur’anit në Turqi. Në vend të emrit çmim, shkruan hedije 800 lira. Kjo lojë, edhe pse është reflektim e një mendimi të prapambeturisë, ajo poashtu paraqet një shpekulim te rëndë.

Edhe iskat-I salat (namazi që falet për të vdekurit me qëllim të lirimit të tyre ndaj obligimeve te namazeve që nuk e kanë kryer), në formë të devres, fillon ne baza te njejta shpekulative. Ne potencojme dhe këshillojme qe ne vend te hatmeve dhe tevhideve , të dërgohen mjetet materiale në medrese, me qëllim që sevapet të shkojnë për shpirtin e te vdekurit në emër të cilit dërgohet, duke mos kërkuar prej medreses leximin e hatmes. Kjo është në përputhje te plote te te mesuarit te islamit.
Prej kësaj dhurate, I  vdekuri do të ket shumë sevap. Atij përgjithmonë do të rrjedhe një pjesë e sevapit prej veprave të mira të medreses dhe nxënësve, të cilëve është mundësuar shkollimi prej këtyre mjeteve.(Fetve, II,fq. 83)

Ne fetve nr. 437, ne pyetjen: “A mund të dhurohet te vdekureve Jasin në pllaka gramofoni, CD”,
është dhënë përgjigjja me sa vijon:


“Nuk mund të lexohet Kur’ani në pllakat e gramofonit, CD të vdekureve. Vdekureve dhurohet sevap prej leximit . Sevapin ia dhuron lexuesi, sepse ai ka fituar atë, sepse është I tij. Ai vetëm mund të dhuron. Pllaka e gramofonit,CD nuk ka sevap prej leximit, as nuk mundet me u dhurue tjetrit. Pllaka e gramofonit,CD nuk lexon me qëllim dhe as me vetedije. Prej aty rrjedhe vërtetësia se  Kur’ani nuk mund të lexohet te vdekureve me pagesë. Kemi thënë se vetëm lexuesi mund të dhuroj  sevapin e vet nga leximi të vdekurit .Në raste se sevapi I fituar shitet ose paguhet , ai më nuk mund të dhuron, sepse ai e ka shitur dhe ai nuk është me pronar I tij. Ai sevap nuk është prona e blerësit, sepse është humbur dhe anuluar me shitblerjen e ndaluar. Poashtu, prej arsyeve të njëjta, shuma, është dhënë si dëmshpërblim për lexim, ka humbur sadakën e vetë, sepse nuk është dhënë sikur sadaka por është dhënë si kundërvlerë për lexim, dhe për atë arsye të vdekurit nuk kanë asnjë dobi nga shuma e shitur apo blerë.

Leximi I Kur’anit me pagesë për të vdekurit paraqet një akt të ndaluar te shitblerjes,  në të cilin, anulohet sevapi edhe prej leximit edhe prej të hollave. Vdekurit në asnjë mënyrë nuk kanë dobi. (Fetve,I. faqe 409).

Sipas mendimit unanim të dijetarëve islam, të vdekurit kanë dobi nga:

1.         Lutjet që dërgohen Allahut për të falur mëkatet e tyre,
2.         Sadakave që ndahen në emër të tyre,
3.         Haxhillëkut (umre) që bëhet në emër të tyre.

Forma te tjera te kujtimeve për të vdekurit janë diskutabile nga ana e ulemave islam.

Për këtë arsye është falenderuese që besimtarët te dërgojnë lutjet Allahut të Madhërueshëm që të fal mëkatet e te vdekureve, që të mëshirohet ndaj tyre të fal  veprat e tyre te këqia dhe te  dërgon në Xhennet. Poashtu duhet në emër të vdekureve te jipet sadaka dhe duhet bërë vepra të mira, që janë të mira te pergjithshme për shoqëri, pastaj duhet të dhurohet sevapi nga ato vepra që janë bërë për shpirtin e te vdekurit. Në rast se ka mundësi është shumë e preferueshme të kryhet haxhi dhe umre per të vdekurin, me kete thonë dijetarët Islam, me siguri të vdekurit kanë dobi.

Lutemi Allahut të Lartfuqishem,që të na mëshiroj neve dhe te vdekurit tanë dhe të na dhuroje mëshirë dhe strehim - Amin.

 
 
  Heute waren schon 21 Besucher (41 Hits) hier!  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden