musliman-elhamdulilah
  Buzëqesh
 

| Bismi-lahi rrahmani rrahim  |


Femija dhe Berberi

 


 
 

Berberi i pëshpëriti një myshteriu në vesh; ky fëmijë, është fëmija më i marrë në botë. Prit pakë dhe unë do ta vërtetoj këtë.

Berberi vendosi 3 euro në njërën dorë të fëmijës, ndërsa në dorën tjetër 10 euro.

Fëmija i mori 3 euro dhe shkoi.

Berberi ia ktheu: A të thashë që ky fëmijë nuk mëson asnjëherë, dhe gjithmonë e përsërit të njëjtën.

Pasi myshteriu doli nga lokali, takoi fëmijën duke dalë nga një shitore e ëmbëlsirave, dhe u bë kureshtar ta pyes atë.

Iu afrua dhe e pyeti: Pse çdo herë merr 3 dhe jo 10 euro?

Fëmija iu përgjigj: Sepse në momentin që i marr 10 euro mbaron loja!

Atëherë… Mos shpejto në gjykimin e të tjerëve dhe mos beso se ti je më i zgjuari i njerëzve, sepse mund të jesh në gabim.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

 
Rrahu të dytë, se njëri nga ta ishte zullumqar

 

 

Dy njerëz të armiqësuem kishin shkue te nji gjykatës për me gjykue mes tyne, po ai s’kishte mujt me gjykue, kështu që i kishte rrahë te dytë dhe kishte thanë: “Shyqyr që nuk shpëtoi zullumqari pa hangër dajak.”

 

 

 

 

 ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndrrimi i doktorit

 

 

 

Grueja e njanit kishte lindë bineq, baba i fëmijëve deshti me nderue doktorin, kështu që i tha: “Veç ki me marrë njanin!”

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Vjedhsi i Gomarit

 

Thuhet se nji njeri e kishte vjedhë nji gomar, po kur e kishte çue n’treg për me shitë ia kishin vjedhë. Kur u kthye në shtëpi e pyeti gruaja: “Sa e shite gomarin?” Ky ia ktheu: “Aq sa e bleva”.

 

 ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 Nastradini Dhe shitsi Mashtrues i qumshtit
 

 

 

 Kishte shkue Nastradini me ble tambël te nji shitës mashtrues     edhe po i thotë: “E due nji shishe tambël.” Shitësi po i thotë: “Po ti i paske marrë dy shishe me veti!” Nastradini po i thotë: “Njanën e kam marrë me qitë tamblin e tjetrën për me qitë ujin”.

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nastradini Humbet  RRugën

Njiherë kishte dalë Nastradini me mushkën e tij edhe e kishte humbë rrugën. Gjatë rrugës e takoi një mik i tij edhe e pyeti: “Për ku je nisë kështu o Nastradin?” Ky i tha: “Mushka e kishte pasë nji punë e thashë ta shoqëroj derisa ta kryen punën”.

 


 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Plaku Dhe gjinekologjia

 

 

Nji plak kishte shkue te spitali i gjinekologjisë edhe thirrte prej përjashta: “O Hasan, o Hasan!” Kur e pa roja i spitalit i tha: “O mixhë, s’ka Hasan këtu, këtu ka veç gra.” Plaku ia ktheu i nervozuem: “Ec bre, ti po m’kallëzon mue!” Kur i tha kështu, roja u largue, kurse plaku vazhdoi me thirrë. Pas pak kohe duel nji plakë (gruaja e tij) në dritare edhe po thotë: “Fol o ti njeri!”

(Ngjarje e vërtetë)
 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nastradini Dhe Budallenjtë
 

 

 

Kish pas shkue Nastradini me nji katun edhe do njerëz t’atij katuni kishin kërkue prej tij me i numërue budallët e atij katuni. Ai u kishte pas thanë: “Budallët e kam vështirë me i numërue, po n’dashi i numëroj të meçmit, pa problem.”

 
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ftyra e Gomarit

 

 

 

Nji myshteri hyni me nji restorant edhe e vjerri palltën në mur për me shkue në nevojtore. Në atë moment u çue shoku i vet edhe e vizatoi ftyrën e gomarit në anën e pasme të palltës së tij. Kur u kthye ky njeri e e pa se çka ka ndodhë, bërtiti: “Kush dreqin e paska fshi ftyrën për palltës tem?”

 

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
A mund Ta na huazosh Gomarin?

 

 

 

Disa nga fqinjët e Nastradinit e lutën atë t’ua huazonte për pak kohë gomarin, ndërsa ai u arsyetua se gomari ishte në arë. Përderisa Nastradini po fliste me fqinjët e tij, gomari filloi të pëlliste. Atëherë, fqinjët e tij filluan ta qortonin atë: Si mund të thuash që gomari është në arë, kur ai qenka në shtëpi?! Kurse Nastradini tha: Subhanallah, nuk po më besoni mua e po i besoni gomarit!!!

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkathtësia e Nastradinit

 

 

Një ditë prej ditësh disa njerëz e pyetën Nastradinin: A është më i madh sulltani (Udhëheqësi) apo bujku? Ai ia ktheu: bujku, sepse nëse bujku nuk do ta mbillte grurin sulltani do të vdiste nga uria.

Një ditë tjetër i thanë atij: Sa është e madhe sipërfaqja e dunjasë? Në atë çast një xhenaze kaloi para tyre. Atëherë, Nastradini u tha atyre: “Ky i vdekur mund t’ju përgjigjet në pyetjen tuaj, pasi që ky e ka lënë dynjanë dhe ka dalë prej saj.”

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Gomarët E Njohin Njeri-Tjetrin

 

Një njeri kaloi kah Esh’abi, i cili po e ngrehte gomarin e tij dhe i tha duke u mahitur:

“Gomarin tënd po e njoh, por ty nuk po të njoh!” Ky ia ktheu:

   “S’është çudi, sepse gomarët e njohin njëri-tjetrin.”



----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

"Muslimani Tradicional''

 

 

Dy të ashtuquajtur “muslimanë tradicionalë” një natë kishin pirë deri vonë dhe i kishte zërë mëngjesi në rrugë. Duke u kthyer në shtëpi, e takuan hoxhën e fshatit i cili po shkonte në xhami për ta falur namazin e sabahut. E përshëndetën atë dhe e lutën që t’ia parashtronin një pyetje. Hoxha duke buzëqeshur iu tha se mund t’i parashtronin edhe dy po të dëshironin. Ata e pyeten: “Kemi dëgjuar se këtu te ne, ekzistojnë disa të rinj që nuk falen sikurse ne (duke aluduar në atë se nuk falen në mënyrën “tradicionale” siç e quajnë ata), a është e vërtetë kjo?” Hoxha iu përgjigj atyre duke buzëqeshur: “Keni plotësisht të drejtë, nuk besoj se ekziston ndokush që falet sikurse ju!”

Bazuar në një ngjarje të vërtetë

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pagjumësia

 

 

Një torollak ankohej nga pagjumësia. Një shok i tij e këshilloi atë që të numëronte deri në 500 që ta zinte gjumi. Porse, torollaku kur numëroi deri në 100 filloi ta zë gjumi, kështu që u ngrit dhe lau fytyrën që ta vazhdojë numërimin deri në 500...

 

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Studenti dhe Profa

 

 

Një prej studentëve muslimanë sudanezë mësonte në Universitetin Amerikan në Bejrut dhe ishte i kujdesshëm në kryerjen e detyrimeve fetare. Një ditë prej ditësh njëri prej profesorëve e pa atë duke marrë abdest dhe bërtiti i mllefosur: “Si guxon t’i pastrosh këmbët në vendin ku i lajmë fytyrat?!”

Studenti sudanez e pyeti atë: “Sa herë në ditë e lan fytyrën, zotëri?”

Profesori amerikan ia ktheu: “Natyrisht, çdo mëngjes nga një herë.”

Studenti i tha: “Ndërsa unë i laj këmbët së paku pesë herë në ditë, e tash ta lë ty të gjykosh sa a këmbët e mia janë më të pastra apo fytyra jote!

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ahamaku

 

Një budalla i tha Sha’biut: “Ç’farë mendon, a do të shpërblehet një njeri, i cili më shau qysh ditën e parë të ramazanit?!” Ky ia ktheu: “Në qoftë se të ka thënë ahmak, shpresoj se po.”

 

 

 

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Gruja Shtatzënë
 

 

Një grua shtatzënë, përderisa ishte duke shikuar fytyrën e burrit të saj të shëmtuar tha:

“Mjerë për mua nëse të ngjan ty ky që e kam në bark.”

Tha: “Mjerë për ty nëse nuk më ngjan mua!”

 

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dhëndrri
 

 

 

Një dhëndër hyri me nusen e tij në dhomën e fjetjes dhe filloi t’i flasë për nënën e tij. Kur ky e zgjati muhabetin, nuses i humbi durimi dhe tha e zemëruar:

A nuk di të bësh diç tjetër veçse të flasësh për nënën tënde?

Tha: Po gjithsesi, kur ta mbaroi, do të të flas për babanë.


 

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Hajdutët
 

 

 

Disa hajdutë hynë në shtëpinë e Ebu Seidit dhe morën gjithë çka kishte në të. Kur dolën doli edhe ai me ta dhe filloi të shkoi pas tyre duke bartur me vete disa gjëra që i kishin lënë ata. I thanë: Ku po shkon o njeri dhe çfarë do prej nesh?! Tha: Nuk më latë gjë në shtëpinë time, andaj erdha të banoj në shtëpinë tuaj. Ata filluan të qeshnin dhe ia kthyen gjësendet që ia kishin vjedhur.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Torollaku
 

 

Transmetohet se një torollak kishte dalë nga shtëpia e tij duke bartur në krah një fëmijë me këmishë të kuqe. Më vonë e harroi fëmijën dhe filloi ta pyeste çdonjërin që e shihte: “Mos e ke parë një fëmijë me këmishë të kuqe?” Njëri prej tyre i tha: “Mos është ky që je duke e bartur në krah?” Torollaku ngriti kokën, e goditi fëmijën dhe i tha: “O hajvan, a të kam thënë që kur të jesh me mua të mos ndahesh nga unë?”

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Bujku
 

Një bujk i tha gruas së tij: “Kur të vdesë unë martohu me fqinjin tonë. Ajo e pyeti: “Përse më thua ashtu?!”

“Një herë ma ka shitur një lopë e më ka mashtruar, andaj dua t’i hakmerrem.” – ia ktheu burri.




----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------










 

 

 
 
  Heute waren schon 4 Besucher (7 Hits) hier!  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden