musliman-elhamdulilah
  hadithe
 
Mbytja e Qenve (lexo)

Transmeton Ebu Davudi nga Abdullah b. Mugaffeli se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

لَوْلَا أَنَّ الْكِلَابَ أُمَّةٌ مِنْ الْأُمَمِ لَأَمَرْتُ بِقَتْلِهَا فَاقْتُلُوا مِنْهَا الْأَسْوَدَ الْبَهِيمَ

Sikur qentë të mos ishin prej krijesave të Allahut (që dëshmojnë madhërinë e Tij), do të urdhëroja mbytjen e tyre. Por jo, mos i mbytni ata, me përjashtim të qenit që i tëri është i zi”.

Rangu i hadithit: Hadithologu i njohur, Muhammed Nasiruddin Albani, në Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 2845, këtë hadith e ka cilësuar autentik.

Komenti: Tijjibiu, në koment të “prej krijesave të Allahut” ka thënë: Kjo aludon në ajetin kur’anor:

وَمَا مِنْ دَابَّة فِي الْأَرْض وَلَا طَائِر يَطِير بِجَنَاحَيْهِ إِلَّا أُمَم أَمْثَالكُمْ

Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve)…”. ( )

D.t.th.: ata janë të ngjashëm me ju në faktin se dëshmojnë për Krijuesin dhe madhërojnë Atë.

Ka thënë Hitabiu: Kjo d.t.th.: se Muhamedi, alejhi’s selam urreu eliminimin dhe asgjësimin e një grupi krijesash të Allahut ngase nuk ka lloj krijesash e që nuk ka ndonjë urtësi dhe dobi. Nëse çështja është kështu, pra nuk ka arsye për mbytje të tyre, atëherë mbytni vetëm ata që dëmtojnë dhe janë të zi ndërsa të tjerët lini për t’ua ruajtur shtëpitë a pasuritë.

Imam Ahmedi dhe Is’hak Rahavejhi kanë thënë: Ndalohet gjuetia e qenit të zi.

Ndërsa përkitazi me hadithin:

نَقَصَ مِنْ عَمَله كُلّ يَوْم قِيرَاطَانِ

Për çdo ditë i pakësohen sevapet nga dy kirat(kodër)”. ( )

…Imam Neveviu ka thënë: Dijetarët polemizuan për shkakun e pakësimit të sevapeve. Thanë:

• Për shkak të mos hyrjes së melaikeve në të,

• Për shkak të dëmtimit që iu bëhet kalimtarëve nga qeni.

Ndërsa përputhja e hadithit të Ebu Hurejre dhe atij të Ibni Umerit ku pakësimi i shpërblimit përdoret me një dhe dy kirat, bëhet sipas dallimit të rrethanave dhe vendeve. Ndodhe që pakësimi dy kirat të vleje për ndonjë lloj qensh që dëmton më shumë apo ndodhë që të jetë sipas vendeve. P.sh.: në Mekke e Medinë ku shpërblimet shumëfishohen ndodhë që pakësimi i tyre të behet dyfish derisa në vendet tjera të jete vetëm një kirat. Apo, ndodhe edhe te jetë sipas kohës ngase një herë e përmendi një kirat ndërsa herën tjetër dy kirat.

-------------------------------------------------------------------------------------------------

Këshillë ... 

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Në secilën gjymtyrë të njerëzve ka sadaka në çdo ditë që lind dielli: Të pajtosh me drejtësi dy veta është sadaka, të ndihmosh njeriun të hip mbi kafshën e tij, apo të ngarkojë barrën mbi të, është sadaka. Fjala e mirë është sadaka, secilin hap që e bën për të shkuar në namaz është sadaka, largimi i pengesës nga rruga është sadaka.” (Muttefekun alejhi)

Transmetohet nga Ummu Kulthum bint Ukbe bin Ebu Muajt r.a., e cila ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Nuk konsiderohet gënjeshtar ai që pajton (përmirëson) mes njerëzve dhe përcjell lajme të mira, apo flet mirë.” (Muttefekun alejhi)

Në transmetimin e Muslimit gjendet një shtesë: Ajo ka thënë: Nuk e kam dëgjuar asnjëherë atë (Pejgamberin) të lejojë (tolerojë) diçka në atë që thonë njerëzit me përjashtim në tre raste: Në luftë, në pajtimin mes njerëzve dhe në bisedën e burrit me gruan e tij si dhe në bisedën e gruas me burrin e saj.

-------------------------------------------------------------------------------------------------

Hallalli dhe Harami janë të qartë

ransmetohet nga En-Nu’man bin Beshir r.a., i cili ka thënë:

Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:

“Vërtet (e lejuara) hallalli është i qartë, si dhe (e ndaluara) harami është i qartë, e mes tyre ka gjëra të dyshimta që shumë nga njerëzit nuk i dinë ato. Ai që ruhet nga gjërat e dyshimta, shpëton dhe mbron fenë dhe nderin e tij. Ndërsa ai që bie në gjëra të dyshimta, ai bie në haram, ky është si shembulli i bariut që ruan kopenë rreth kullosës së ndaluar që thuajse gati ka hyrë në të. Çdo mbret (sundimtar) ka nga një vendkullosë të ndaluar për të tjerët, e vendi i Allahut i ndaluar janë haramet (ndalesat) e Tij. Në trup është një copë mishi që nëse është e mirë, trupi është mirë dhe ndreqet i tëri; e nëse është e keqe, trupi është keq dhe prishet i tëri. E ajo (copë mishi) është zemra.” (Mutefekun alejhi, e kanë transmetuar përmes disa rrugëve me shprehje të përafërta)
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dynjaja është për katër persona 

 

Transmetohet nga Ebu Kebshe Umer bin Sa’d el-Enmarij r.a. se ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahun s.a.v.s. duke thënë: “Për tri gjëra betohem dhe ju flas për to, andaj mbajini mend ato (që të keni kujdes):

Pasuria e robit asnjëherë nuk pakësohet nga sadakaja;

Një robi që iu është bërë e padrejta (zullumi) dhe ai bën sabër (e përballon atë), Allahu do t’i shtojë atij famë (krenari e fuqi);

Një rob që hap derën e lypjes, Allahu do t’ia hap atij derën e skamjes, apo fjalë të ngjashme.

Po ju flas, andaj mbajeni mend (që të keni kujdes), e tha:

Dynjaja është për katër veta:

Një rob që Allahu e ka furnizuar me pasuri dhe me dituri. Ai i shfrytëzon ato dhe ka frikërespekt ndaj Zotit të tij në to. Me to mban lidhjet farefisnore, e mëson të drejtën (hakun) e Zotit në to. Kjo është pozita më e vlefshme (në Xhenet).

Një rob që Allahu i ka dhënë dituri, por nuk e ka furnizuar me pasuri. Ai është i sinqertë në synimin e tij dhe thotë: Po të kisha pasuri do të veproja sikur filani. Përderisa ai është (vazhdimisht) me synimin e tij, shpërblimi i atyre dyve është i barabartë.

Një rob që Allahu e ka furnizuar me pasuri, por nuk i ka dhënë dituri. Ai ngatërrohet me të dhe vepron pa dije, nuk ka frikërespekt ndaj Zotit të tij në të, e as nuk mban me të lidhjet farefisnore, e as nuk e mëson të drejtën (hakun) e Zotit në të. Kjo është pozita më e keqe.

Dhe një rob që Allahu nuk i ka dhënë as pasuri, e as dituri. Dhe ai thotë: Po të kisha pasuri do të veproja sikur filani. Përderisa ai është (vazhdimisht) me synimin e tij, mëkati i atyre dyve është i barabartë.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hadithi është hasen sahih. Transmeton dhe Ahmedi dhe thotë: Hadithi është sahih)

-------------------------------------------------------------------------------------------------

Mirësia ndaj prindërve 
 

Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet të ketë thënë: Një njeri erdhi te i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe tha:

“O i Dërguari i Allahut, kush ka më shumë të drejtë në shoqërimin tim të mirë?”

I Dërguari tha: “Nëna jote.”

“Pastaj kush?” – pyeti njeriu.

I Dërguari tha: “Nëna jote.”

“Pastaj kush?” – pyeti sërish njeriu.

Ai tha: “Nëna jote.”

“Po pastaj kush?” – pyeti sërish ai.

“Pastaj babai yt.” – ia ktheu i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të.

Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi


 

Domethënia e hadithit

Obligimi i fëmijës ndaj prindërve është shumë i madh, sepse ata janë shkaktarë për ardhjen e tij në këtë botë dhe njëherazi ballafaqohen me sprova dhe vështirësi të shumta në rrugën e edukimit dhe përkujdesjes ndaj tij që nga lindja e derisa të rritet.

Allahu lidhi hakun e tyre me atë të Tij kur tha:

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij dhe të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.” (Kuran 17:23)

Prandaj, kur e pyeti njeriu të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, se kush meriton më shumë shoqërimin dhe mirësjelljen e tij, ai u përgjigj “nëna jote”, madje e përsëriti këtë tri herë, për t’ua bërë me dije njerëzve se haku i nënës është shumë i madh. Ndërsa, herën e katërt tha: "Babai yt." Kjo tregon se detyra e fëmijës ndaj prindërve është shumë e madhe.


 

Dobitë e hadithit

1. Njeriu që ka më së shumti hak në mirësi dhe mirësjellje është nëna, pastaj babai.

2. Nxitja për mirësjellje ndaj të afërmve.

3. Dhënia çdo njeriu hakun që i takon dhe nderimi i tij sipas shkallës së afërsisë.

-------------------------------------------------------------------------------------------------

pak do të qeshnit e shumë do te qanit!

Transmetohet nga Enesi r.a., i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. na e mbajti një ligjërim, s’kam dëgjuar asnjëherë ligjërim të ngjashëm me të, dhe ka thënë: “Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” Atëherë sahabët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. mbuluan fytyrat e tyre dhe qanin me zë. (Muttefekun alejhi)

Në një transmetim tjetër thuhet: Të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. i arriti diçka nga sahabët e tij, andaj dhe mbajti një ligjëratë, e tha: “Më janë paraqitur mua Xheneti e Xhehenemi, unë s’kam parë (asnjëherë më shumë) sikur sot të mira (në Xhenet) dhe të këqija (në Xhehenem). Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” Nuk ka ardhur për sahabët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. ndonjë ditë më e rëndë (vështirë) për ta se sa kjo, i mbuluan kokat e tyre dhe qanin me zë”.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Cilësitë e dyftyrëshit

Nga Ebu Hurejreja - radijallahu anhu - transmetohet se i Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Cilësitë e mynafikut (dyfytyrëshit) janë tri: kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur i besohet tradhton". [Hadithin e transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu].

Domethënia e hadithit

Nifaku (dyfytyrësia) numërohet prej cilësive të përbuzura dhe ndahet në dy lloje: Dyfytyrësi në besim dhe dyfytyrësi në vepër.

Dyfytyrësi në besim do të thotë që njeriu ta shfaqë Islamin dhe ta fsheh kufrin (mosbesimin). Njeriu i tillë do të jetë përherë në zjarr, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kur'an:

S'ka dyshim, mynafikët do të jenë në shtresën më të ulët të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës. (04:145)

Dyfytyrësi në vepër janë cilësitë, të cilat i përmendi Pejgamberi Muhammed, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, në këtë hadith që flet për dyfytyrëshin, e ato janë:

E para: Kur flet për çështje të fesë apo të kësaj bote gënjen.

E dyta: Po qe se i premton dikujt diçka nuk e mban premtimin dhe nuk është i sinqertë në fjalët që i thotë.

E treta: Nëse i besohet ndonjë pasuri e merr atë për vete ose shkujdeset ndaj saj dhe nëse i besohet ndonjë sekret ua tregon njerëzve.

Edhe nëse këto cilësi nuk e nxjerrin vepruesin e tyre nga feja, edhe pse ekziston rreziku që ato ta çojnë në kufër, muslimani duhet të ruhet nga to sa më shumë që mundet.

Dobitë e hadithit

1. Dyfytyrësia është prej cilësive të përbuzura, largimi nga të cilat është detyrë për muslimanin.

2. Personi, i cili posedon cilësitë e përmendura në hadith është mynafik me vepër.

3. Është e mundur që të bashkohen te muslimani veçoritë e Imanit (besimit) dhe veçoritë e fiskut (mëkatit). Njeriu i tillë meriton dënimin në bazë të mëkateve që ai i posedon.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

 
 
  Heute waren schon 1 Besucher (2 Hits) hier!  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden