Titulli |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Disa rregulla të Mirëselljes |
|
|
1. Mos u ndal ne problemin por në elementet që e kanë shkaktuar atë, dhe ndoshta do ta shoqërosh dhe tejkalosh problemin duke i shëruar simptomat e tij, duke ua prerë rrënjët intrigave dhe shkaqeve te problemit – kontestit te pazgjidhur. |
2. Diskutoni qetë me personin në fjalë (që keni hasur ne moskuptim) ngase ekzistojnë dy forma për zgjidhjen e kontesteve: “Njëra përmes dialogut, tjetra përmes vrazhdësisë dhe kacafytjes, e para iu përket njerëzve ndërsa e dyta kafshëve-CICERONI” |
3. Gjatë bisedës trego kulturë, modesti dhe maturi, fizionomi të çelur, duke e shikuar në fytyrë bashkëbiseduesin, fillo duke u nisur nga pikat e afërta dhe ato që pajtoheni, për të kaluar në ato pika të largëta dhe ato që reflektojnë mospajtim. Dhe ruaju nga : - Zëri i ngritur, vrazhdë, i rreptë dhe i egër (“O biri im mos e ngrit zërin se zëri me i urrejtur është zëri i gomarit” këshilla e Llukmanit, dhënë birit të tij.) - Shikimi i mërrolur dhe i tendosur - Fytyra e vranët dhe nënçmuese - Gjestet dhe mimika vulgare, shkaktojnë iritime dhe revoltë, sado që fjalët janë me vend dhe replikat me qëllim të mirë, këto kanë dallim të madh në efektin e suksesit të kërkuar, krahasuar me anët tjera të njerëzores gjatë bisedës, këshillës dhe konsultimit personal apo kolektiv si: - Zëri i matur, butë, ngadalshëm dhe i qartë - Shikimi njerëzor, natyrshëm, jokërcënues dhe modest - Sjellja serioze dhe dinjitoze, e lirë dhe e hareshme - Fytyrë çelur, sinqeritet shprehur dhe menaxhimi i fizionomisë me fjalën - Moszgjatja e kohës dhe muhabetit, por as mangësi dhe mjegull e paqartësi. |
4. Respektimi i terminit të lënë për takim ose njoftimi paraprak për pamundësi të pjesëmarrjes . |
5. Shikimi “spontan” i orës i jep shenjë bashkëbiseduesit për monotoni të takimit, ndërsa përkujtimi se duhet të ndërprenë bisedën apo se duhet te shkurtoni kohën e takimit e rritë efikasitetin e mirëkuptimit te takimit. |
6. Anashkalimi i bisedës me ndonjë bisedë tjetër, leximi i gazetës, etj..tregon simptome të jo interesimit të mjaftueshëm. |
7. Shikimi i shpeshtë anash e humb koordinimin e bisedës dhe përqendrimin në temë. |
8. Premtimi i tepërt e pakëson mundësinë e realizimit dhe zvogëlon dinjitetin reciprok. |
9. Thirrja e bashkëbiseduesit vetëm kur keni punë, dhe mos lajmërimi-njoftimi për takim me kohë, i vështirëson raportet njerëzore dhe vëllazërore. |
10. Mosinteresimi për punët dhe gjendjen e bashkëbiseduesit por fokusimi vetëm për nevojat tona, shkakton njëanshmëri. |
11. Mendimi se: ju ndihmoj njerëzve atëherë kur i kryej punët e mia, dhe ju kushtoj kohë të tjerëve atëherë kur të më “teproj” koha ime, bënë që edhe të tjerët të na trajtojnë me të njëjtin protokoll. |
13. Këshilla në katër sy, e ruan personalitetin dhe dinjitetin e njeriut, e kundërta e saj “këshilla” në masë është hipokrizi, kritikë dhe satirë nënçmuese.. |
14. Mbulimi i gabimeve të vogla , dhe minimizimi i atyre sidomos për ata që rrallë bien në to, është cilësi e Pejgamberit a.s dhe njerëzve të mirë, të cilët urtinë e kultivojnë para akuzimit e vrazhdësisë dhe, faljen para ndëshkimit. |
15. Bujaria ndaj vëllait dhe ndihma kur ke nevojë edhe vet, është shembulli më i lartë i fisnikërisë, këtë nuk e arrijnë tjerët përveç atyre që presin huazimin një me dhjetë nga All-llahi xh.sh. |
16. Fjala e mirë pranohet nga veshi dhe lëshon rrënjë në zemër, duke dhënë fruta të ëmbëlsisë, buzëqeshjes dhe ngrohtësisë, përkundër fjalës së vrazhdë e cila edhe nëse dëgjohet ajo nuk pranohet lehtë nga veshi, vështirë depërton në zemër dhe shkakton neveritje. |
17. Shpotitja e tepërt edhe në mahi, llagapet e liga dhe ofiqet nënçmuese, ndikojnë në pasqyrën e personalitetit njerëzor, disa janë po si pasqyrat, lehtë lëndohen dhe vështirë riparohen, të tjerët lehtë thyhen e lehtë riparohen, ndërsa disa të tjerë vështirë thyhen por edhe vështirë riparohen. |
18. Serioziteti i matur është nëna e mirësjelljes, buzëqeshja është antenë e afrimit, humori hallall teh i mprehtë i monotonisë, ndërsa fjala me vend çelës i zemrave. |
19. Mbulimi i hidhërimit më velon e besnikërisë, faljes dhe pendimit është kulmi i burrërisë, ngase hidhërimi është fija e shkrepëses mund të djegë krejt veprat e mira, ai fillon me një të çarë të vogël, dhe përfundon në hendek të pakthyeshëm. Shih historinë e njerëzve të mëdhenj, prej tyre edhe vet shokët e Muhamedit a.s Sahabët e ndritshëm, disa kanë rënë në këtë kurthe të hidhërimit dhe kanë përfunduar në hendekun e mashtrimit te djallit edhe atëherë kur e kanë parë se kanë gabuar, ata janë të rrallë në hidhërim sikur qe janë të rrallë në shembull të mirë, por edhe gabimet e tyre duhet të shërbejnë si mësim për muslimanët se: deri ku mund ti sjellë hidhërimi mes vete, zemërngushtësia, hipokrizia, përgojimi, hiperbola e gabimeve dhe te metave, nënçmimi dhe injorimi i dhuntive dhe veprave, në vend të inkurajimit dhe entuziazmit, mbulimit dhe justifikimit brenda suazave Islame, përkrahjes dhe bashkimit, interesimit dhe analizimit konkret, nga ngjarja dhe realiteti e jo në miopinë e paragjykimeve, inatit tekanjozë dhe indiferencës patologjike. |
20. Zemërgjerësia dhe mendimi i mirë, i mençuri të gjithë njerëzit i sheh më syrin e zemrës së tij,dhe ashtu si e ka zemrën njeriu ashtu edhe i sheh të tjerët. Si të dobishëm e jo të dëmshëm, si krijesa që, ”mjafton për njeriun që çdo herë është në shënjestrën e gabimeve, lëshimeve dhe mëkateve” por edhe në fushën e gjerë të pendimit, faljes dhe pasimit të veprës së mirë pas asaj të ligës. |
21. Kujdesi nga xhelozia “ajo i djegë veprat e mira si zjarri drurin e thatë-hadith” Kanë thënë ajo fillon së pari me pronarin dhe e mbytë në fund me helmin e sajë . |
|
|
|
|
|
|
|
Heute waren schon 19 Besucher (37 Hits) hier! |
|
|
|
|
|
|
|