musliman-elhamdulilah
  Tregime islame
 

A e ke Parë Zotin ??

Një ditë mësimi, një vajzë gjashtëvjeçare po qëndronte në klasë. Mësuesja, atë ditë, derisa shpjegonte teorinë e evolucionit, e pyeti një djalosh:

Kevin, i sheh ato pemë në kopsht?

Kevini:  Po, mësuese.

Mësuesja: Kevin, e sheh barin aty jashtë?

Kevini: Po, e shoh.

Mësuesja: Dil jashtë dhe shiko kah qielli dhe më trego a e sheh atë(qiellin)!

Kevini: Mirë. (Pas pak kthehet) Po, e pashë edhe qiellin.

Mësuesja: Shumë mirë, po Zotin a e pe?

Kevini:  Jo, nuk e pashë.

Mësuesja: Pikërisht këtë dua ta them. Zotin nuk e shohim, sepse Ai nuk është aty, Ai nuk ekziston.

Atëherë, vogëlushja kërkoi që edhe ajo t’ia parashtronte djaloshit të njëjtat pyetje. Mësuesja i dha leje, ndërsa ajo filloi të pyeste:

Kevin, i sheh pemët në kopsht?

Kevini: Po, i shoh.

Vogëlushja: Po barin, a e sheh?

Kevini: Pooo (u përgjigj i mërzitur nga pyetjet e njëjta).

Vogëlushja: E sheh qiellin?

Kevini: Pooo.

Vogëlushja: Kevin, a e sheh mësuesen?

Kevini: Po, e shoh.

Vogëlushja: Mirë, po trurin e saj a e sheh?!

Kevini: Jo, nuk e shoh.

Vogëlushja: Atëherë, sipas asaj që mësuam sot në shkollë, ajo nuk ka tru!

----------------------------------------------------------------------------------


Baba a mund ti m'i huazosh 10 euro


Një njeri erdhi vonë, i lodhur dhe i nervozuar nga puna, përderisa i biri i tij pesë vjeçar po e priste te dera e shtëpisë.

"Baba, a mund të të pyes diçka?"

"Natyrisht, biri im, çfarë ka ndodhur?" – ia ktheu njeriu.

"Baba, sa të paguhet ora?"

"Kjo me të vërtetë nuk të hyn në punë ty fare! Pse bën pyetje të tilla?" – iu përgjigj njeriu i zemëruar.

"Vetëm dua ta di. Të lutem, më thuaj sa të paguhet ora?" – e luti vogëlushi.

"Nëse patjetër duhet ta dish, atëherë unë i fitoj 20 euro në orë."

"Oh" psherëtiu vogëlushi dhe qante kokën. Shikonte dhe thoshte: "Baba, të lutem a mund të m'i huazosh 10 euro?"

Babai u tërbua. "Nëse ky është qëllimi yt i vetëm, atëherë pse dëshiron të dish sa fitoj unë që t'i marrësh ca para për të blerë ndonjë lodër të marrë apo diç tjetër të padobishme? Shko të lutem menjëherë në dhomën tënde dhe flij. Mendo se përse je kaq egoist. Unë punoj gjatë dhe orë të rënda për çdo ditë dhe nuk kam kohë për këso lodra qesharake. "

Vogëlushi shkoi i qetë në dhomën e tij dhe mbylli derën. Njeriu u ul dhe zemërohej gjithnjë e më tepër për shkak të pyetjeve të vogëlushit. Si mund të bëjë ai pyetje të tilla me qëllim që të marrë ca para?! Pas një ore njeriu u qetësua dhe filloi të mendojë se mos kishte qenë pak i ashpër ndaj të birit. Ndoshta kishte diçka që duhet ta blinte ai me këto dhjetë euro! Pos kësaj, ai nuk kërkon shpesh para. Njeriu shkoi te dera e dhomës së fëmijëve dhe e hapi atë.

"Biri im, a ke fjetur? – pyeti ai.

"Jo baba, ende jam i zgjuar." – iu përgjigj djaloshi.

"Mendoj se u solla pak ashpër ndaj teje" – tha njeriu. "Ishte një ditë e gjatë dhe unë e shfryva zemërimin tim në ty. Ja ku i ke ato dhjetë euro për të cilat më lute.

Vogëlushi u ngrit menjëherë duke shkëlqyer. "Oh baba, shumë faleminderit!" – bërtiti ai. Pastaj nxori me vrull ca kartëmonedha të zhubravisura nën jastëkun e tij. Kur e pa njeriu se djaloshi kishte para u zemërua sërish. Djaloshi numëronte paratë me kujdes dhe pastaj shikonte babain e tij. Babai zhurmonte: "Përse kërkon më shumë para prej meje pasi që ti vetëm se i paske disa?!"

"Ngase nuk kisha mjaft. Por, tash më mjaftojnë!" – ia ktheu djaloshi.

"Baba, tash i kam 20 euro ... – A mund ta blej një orë nga koha jote që ta kalosh me mua?"


-----------------------------------------------------------------------------------------------------------


Kam lindur për të qenë mbret !

 

 

Armiqtë, që rrëzuan mbretin nga froni, ia grabitën të birin – princin, dhe, duke qenë se ai ishte në një ambient mbretëror, atëherë menduan ta vazhdojnë edukimin e tij në ambiente luksi dhe dëfrimi, në mënyrë që ai të përjetojë degjenerimin më të madh, aq sa nuk do t’i kujtohej se kush ka qenë.

E morën dhe e dërguan në një vend të largët ndërsa i ofruan çdo gjë që mund t’i ofrojë një jetë epshi dhe zbavitje. Ia ofruan ushqimet më të mira, duke menduar se ai shumë shpejt do të krijonte varësi prej tyre, do të bëhej rob i ushqimit, përdorën fjalor të pahijshëm dhe përplot fjalë të ndyra në prani të tij, që të fitojë shprehje të këqija, i ofruan femra të zhveshura, që të ambientohet me shthurjen seksuale. I ofruan çdo gjë që mund ta devijonte dhe ta lajthiste, madje jo për një orë dhe një ditë, por për gjashtë muaj të tërë, vetëm se nuk korrën ndonjë rezultat. Ngelën të çuditur. Si mund të ndodhë kjo?! Tërë ky mund dhe angazhim dhe të mos arrish –të paktën- të mashtrosh një fëmijë, siç ishte princi, ishte çudi. Si mund të mos dorëzohet para këtyre gjërave të dashura dhe joshëse një fëmijë?! E pyetën njëri tjetrin ndërsa përgjigjen e dha vet djaloshi, i cili tha: Unë nuk mund ta bëj këtë që kërkoni prej meje, ngase kam lindur për të qenë mbret!

Me bindje dhe vendosmëri sikur kjo, arrihet suksesi. Me këtë vetëbesim, me këtë metodologji se edhe unë jam i rëndësishëm, se unë mund të korri sukses, duhet t’i qasemi jetës. Le t’i largohemi mëkateve me arsyetimin se kemi lindur për ta respektuar, jo për t’i bërë mëkat Allahut!

----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Qka ndodhi me Bilalin pas vekjes Së Pejgamberit A.S


Bilali është i pari që ka thirrur ezanin me urdhrin e Muhamedit, alejhi selam, në xhaminë që ishte ngritur në Medine, dhe kështu vazhdoi 10 vjet.

Pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, Bilali shkoi tek Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe i tha: O Prijësi i muslimanëve, unë kam dëgjuar Muhmedin, alejhi selam, duke thënë: “Puna më e mirë e besimtarit është xhihadi në rrugën e Allahut.”

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Çfarë dëshiron o Bilal?
Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Të luftoj në rrugë të Allahut derisa të vdes.
Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Kush do t’na thërret neve ezanin?
Bilalit iu mbushën sytë lot dhe tha se ai nuk mundet të thërret ezan pas vdekjes së Pejgamberit alejhi selam.
Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Qëndro dhe na thirr ezanin!
Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Nëse më ke liruar nga skllavëria për vete, atëherë le të bëhet si thua ti, e nëse më ke liruar për Allahun, atëherë më liro që të shkoj…!
Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ia ktheu: Gjithsesi, të kam liruar për Allahun.

Kështu Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, shkoi në Sham për të luftuar në rrugën e Allahut dhe tha për veten e tij: “Nuk kam mundur të përballoj të qëndroj në Medine pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, dhe sa herë që thërriste ezanin dhe arrinte tek fjala “Esh-hedu enne Muhammede-rr-rresulullah” iu nxinte fryma dhe qante, kështu që shkoi me muxhahidët.”

Pas disa vjetëve, Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kishte parë në ëndërr Muhamedin, alejhi selam, duke i thënë: “Ç’është ky boshllëk o Bilal? Pse nuk po na viziton?”

U ngrit nga gjumi, i mërzitur Bilali hipi në kafshën e tij dhe u nis drejt Medinës. Aty i takoi nipat e Muhamedit, alejhi selam, Hasanin dhe Huseinin, Allahu qoftë i kënaqur me ata, dhe ata i kërkuan që ta thërras ezanin! Të gjithë njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe nuk mbahet mend të kenë qarë më shumë banorët e Medinës së ndritur, se sa në këtë rast!

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur vizitoi Shamin ndërmjetësuan muslimanët tek ai që ta bind Bilalin, Allahu qoftë i kënaqur me të, ta thërret ezanin vetëm për një namaz! E thirri Omeri Bilalin, Allahu qoftë i kënaqur me ta, koha e namazit vetëm se kishte hyrë dhe kërkoi nga ai që ta thërret ezanin. U ngrit Bilali dhe e thirri ezanin. Qanë sahabët të cilët e kishin takuar Muhamedin, alejhi selam, derisa Bilali thërriste ezanin.

Para se të vdiste e ngushëllonte gruaja e tij, ndërsa ai thoshte: “Mos qaj, nesër do t’i takoj të dashurit e mi, Muhamedin, alejhi selam, dhe shokët e tij!”

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kush e nxjer pulën nga shishja ?


Tregimi në vijim është i vërtetë. Në fakt, është përvojë e një mësuesi të dalluar dhe të shquar për aftësi, zgjuarsi dhe korrektësi. Fjala është për një mësues të gjuhës arabe, i cili, një ditë, derisa në klasë ishin të pranishëm edhe dy zyrtarë të Arsimit, të cilit kishin ardhur për ta vlerësuar atë, u befasua nga një reagim kolektiv i nxënësve, i pashprehur më parë.

Ai rrëfen personalisht këtë ngjarje e thotë: Ishte kjo orë mësimi vetëm pak javë para përfundimit të vitit ndërsa provimet ishin shumë afër. Një nxënës derisa po ligjëroja më ndërpreu duke thënë: Profesor, arabishtja lëndë shumë e rëndë! Ende pa e ndërprerë fjalën, u ngritën të gjithë nxënësit dhe shprehen të njëjtat ndjenja, sikur të ishin të organizuar. Njëri fliste nga një anë e tjetri nga ana tjetër e klasës. Mësuesi heshti për një çast e më pas tha: Në rregull, sot nuk do të shpjegojë asgjë. Mësimin do ta zëvendësojë me një lojë. Nxënësit u gëzuan ndërsa zyrtarët e Arsimit nuk u ndien aspak mirë. Në tabelë, mësuesi vizatoi një shihe me një grykë të ngushtë, në brendi të së cilës ishte një pulë. Kush ka mundësi ta nxjerr pulën nga shishja? –i pyeti mësuesit nxënësit. Kush ka mundësi ta nxjerr pulën, por me kusht që shishja të mos thyhet dhe as pula të mos mbytet? – pyeti përsëri mësuesi. U munduan ta gjenin përgjigjen nxënësit por pa sukses. Po kështu as zyrtarëve nuk iu “kujtua” përgjigja. Një nxënës, nga fundi i klasës, ngriti dorën dhe tha: Mësues, kjo pulë nuk mund të nxirret pa u thyer shishja ose pa u mbytur pula?! Kushtet janë kushte – ia ktheu mësuesi. Një tjetër nxënës, duke u tallur, tha: Atëherë le ta nxjerr pulën ai që e ka vënë brenda! Nxënësit qeshën ndërsa mësuesi tha: E vërtetë! Kjo është përgjigja, dhe kjo është gjendja juaj në raport me gjuhën arabe. Ju jeni ata që e keni vënë veten brenda shishes dhe ju duhet që ta nxirrni veten prej saj. Sado që unë tua shpjegoj lehtë dhe thjeshtë mësimet, nëse ju jeni bërë robër të botëkuptimeve të këtilla se një lëndë është e pamundur të mësohet, si filani mësimi është absolutisht i pakuptueshëm, se kapitujt kaq e kaq janë të rëndë, nuk do të mund të korrni suksese.

Mësimi mbaroi. Shihemi nesër!

Zyrtarët u ndanë shumë të kënaqur me punën dhe metodën e mësuesit ndërsa nxënësit dyshuan bindjet për mësimin dhe vështirësinë e të kuptuarit.

Ky është rrëfimi i këtij mësuesi, por ne, sa pula i kemi vënë në shishe? Kupto, asgjë nuk është e vështirë përderisa mos t’ia bësh vetes të vështirë. Me vullnet, vendosmëri dhe kureshtje mund t’i arrish të gjitha

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ky ishte Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të


Në një ditë shumë të nxehtë, Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte ulur nën një hije së bashku me një shërbëtor të tij jashtë qytetit të Muhammedit, alejhi selam.

Teksa po qëndronte aty, pa një njeri që po vinte nga larg, i cili ia kishte mbathur me dy deve, dhe tha: “Ç’është puna me këtë njeri në këtë të nxehtë të madh? Pse nuk pret derisa të freskohet pak koha?!”

Pasi njeriu filloi të afrohej edhe më shumë, Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, vërejti se ai ishte udhëheqësi i muslimanëve, Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të! Menjëherë doli ta pres, por ndjeu të nxehtin e madh dhe u kthye përsëri nën hije derisa Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, nuk iu afrua.

Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, i tha: “Çka të nxori në këtë kohë o udhëheqës i muslimanëve?”

U përgjigj: “Dy deve prej deveve të pasurisë së muslimanëve janë vonuar dhe unë u frikësova se ato mund të humbin e pastaj Allahu do të më pyes në Ditën e Gjykimit për ato të dyja, kështu që i kërkova derisa i gjeta dhe desha t`i kthej në stallën e tyre.”

Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “O udhëheqës i muslimanëve! Eja nën hije dhe freskohu me ujë, ne do të dërgojmë dikë që të merret me çështjen e tyre.”

Por udhëheqësi i muslimanëve refuzoi një gjë të tillë dhe vazhdoi me devetë derisa i dërgoi në stallë.

E pas kësaj, Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha:

“Kush dëshiron të shoh të fortin e besnikun, le të shikojë në këtë (Omerin, Allahu qoftë i kënaqur me të!)
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

këshilla e një të urti për një të pikëlluar


Rrëfehet se një njeri kishte probleme të mëdha, andaj, si shkak i tyre, kishte rënë në depresion. Duke qenë se nuk mund të gjente një zgjidhje për problemet, kishte vendosur të këshillohej me një të urtë, andaj kishte shkuar tek ai dhe i kishte thënë:

O njeri i mençur! Kam ardhur për tu konsultuar për disa problem, prej të cilave nuk po mund të dal!

Atëherë, më lejo të të pyes diç! –ia ktheu njeriu i urtë.

A ke ardhur në këtë botë me këto probleme?! A ke lindur me to?! –e pyeti.

Jo –iu përgjigj ai.

Kur do të vdesësh, do t’i marrësh këto probleme me vete apo do t’i braktisësh në këtë botë? –e pyeti prapë.

Jo –ia ktheu ai.

Një punë, që nuk ka lindur bashkë me ty dhe as që do të të shoqërojë pasi ta braktisësh këtë botë, nuk meriton të ta shkaktojë tërë këtë stres. Bëhu durimtar në çështjet e kësaj bote, dhe, nëse dëshiron të realizosh ambiciet tua, atëherë shikimi yt le të fokusohet më shumë në qiell (botën tjetër) se sa në tokë (këtë botë).

Njeriu doli i gëzuar nga shtëpia e këtij të urti ndërsa përsëriste: Një punë që nuk ka lindur me ty dhe nuk vjen me ty pas vdekjes, nuk meriton tërë këtë shqetësim!

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Udhëzimi i dy djelmoshave nga medina

 

Dy djelmosha nga Medina, qyteti i Pejgamberit, alejhis-selam, shkuan në Turqi për pushime dhe për të bërë vepra të ndyra… Porsa arritën në Stamboll, blenë alkool dhe shkuan me taksi në një fshat periferik dhe u vendosën në një hotel, ashtu që të mos i shohë askush.

Gjatë marrjes së të dhënave të tyre në recepcion, recepsionisti i pyeti se prej nga ishin?

Njëri nga ta u përgjigj: “Nga qyteti i Muhamedit, alejhis-selam”.

Recepsionisti u gëzua shumë dhe në vend të një dhome ua dha një apartament, në shenjë respekti për Muhamedin, alejhis-selam, dhe për dashurinë që kishte ndaj banorëve të Medinës… Djelmoshat u ngjitën lart dhe qëndruan gjatë gjithë natës duke pirë alkool; njëri u deh, ndërsa tjetri kishte pirë por nuk ishte dehur plotësisht.

Ata u habitën shumë kur dëgjuam trokitjen e derës në ora 4:30 të mëngjesit. U ngrit njëri prej tyre dhe e hapi derën. Ishte recepsionisti i cili u tha: Imami i fshatit refuzon të na e falë namazin e sabahut, pasi e kuptoi që ju jeni nga Medina dhe qëndroni këtu (në fshat)! Ne po ju presim poshtë në xhami!

Djaloshi i cili hapi derën u çudit shumë dhe e zgjoi edhe shokun e tij duke i thënë: A di diçka përmendsh nga Kurani? Mirëpo, ai ia ktheu se nuk mund të bëhet imam… Derisa po bisedonin, trokiti dera për të dytën herë; recepsionisti po i thoshte: Ne po ju presim poshtë, shpejtoni para se të lindë dielli.

Rrëfyesi i këtij tregimi thotë: U pastruam shpejt dhe zbritëm poshtë në xhami, kur ja… xhamia ishte e mbushur përplot me njerëz, sikur të ishte namaz i xhumasë. Të pranishmit në xhami na përshëndetnin me respekt, ndërsa njëri nga ne doli imam. Posa filloi ta lexojë ajetin: “El-hamdulilahi rabbilalemin” i gjithë xhemati filluan të qajnë duke kujtuar xhaminë e Muhamedit, alejhis-selam. Edhe unë qaja së bashku me ta. Shoku im në të dy rekatet këndoi suren: Kulhuvallahu ehad… sepse nuk dinte më shumë se kjo kaptinë.

Ky rast – tha ai – u bë shkak për udhëzimin tonë në rrugë të drejtë!

 

 

 

 

 
 
  Heute waren schon 5 Besucher (9 Hits) hier!  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden