Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Sa i pėrket pyetjes tėnd rreth shenjave tė Kiametit themi se ka shumė ēfarė tė flitet rreth tyre, por ne do tė mundohemi me njė pasqyrim tė shkurtėr rreth tyre tė informojmė pėr disa gjėra tė rėndėsishme rreth tyre, nėse ju dėshironi tė zgjeroheni mė shumė, janė dy apo tri libra tė shkruara apo tė pėrkthyera rreth tyre, mund t’i kthehesh atyre.
Sė pari, duhet tė kuptojmė se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) sikurse tė gjithė profetėt nga Allahu i Lartėsuar, u dėrguan qė t’ua tregojnė njerėzve rrugėn e shpėtimit nė kėtė botė dhe botėn tjetėr. Tė gjithė tė dėrguarit edhe Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) kanė paralajmėruar pėr gjėra qė do tė ndodhin nė tė ardhmen, jo nga vetja e tyre, por nga ajo qė u ėshtė shpallur atyre.
Nga ato qė ka paralajmėruar Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) janė edhe disa ndodhi qė do tė ndodhin para Kiametit.
Kėto shenja tė kiametit mund tė klasifikohen nė disa aspekte:
Si ato qė kanė ndodhur (kanė kaluar) dhe do tė ndodhin, pastaj si ato qė do ndodhin njė herė dhe ato qė do tė pėrsėriten, etj.
Mirėpo, ndarja mė e qartė dhe e pranuar te dijetarėt ėshtė ndarja e tyre nė parashenja tė vogla dhe parashenja tė mėdha.
Shenjat e vogla janė tė shumta, nga ato mund tė veēojmė hadithin, ku Xhibrili i bėn disa pyetje Resulullahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) rreth Islamit, imanit dhe ihsanit, ndėr to edhe rreth parashenjave tė Kiametit ku e pyet Xhibrili (alejhi selam): “Mė trego mbi shenjat e tij? Tha (Resulullahu): ‘Kur robėresha t’i lindi vetes zonjushe, kur tė shihen barinjtė kėmbėzbathur, tė zhveshur e tė mjerė se si garojnė nė ndėrtimin e godinave tė mbudha.” (Muslimi)
Nga shenjat e vogla tė Kiametit numėrohen: shtimi i pasurisė, pėrhapja e muzikės, veglave muzikore, konsumimi i alkoolit, ndėrprerja e raporteve farefisnore, paraqitja e njė kodre tė arit nėn lumin Eufrat, etj.
Kurse shenjat e mėdha janė dhjetė:
1.2.3. Tri shafitje tė tokės .
4. Dalja e Dexhallit.
5. Zbritja e Isait.
6. Dalja e jexhuxhėve dhe mexhuxhėve.
7. Tymi i cili do ta mbulojė tokėn.
8. Dalja e njė shtaze nga Toka.
9. Lindja e Diellit nga perėndimi.
10. Zjarri qė i tubon njerėzit.
Pra kėto janė parashenjat e mėdha tė Kiametit tė cilat pėrmenden nė hadithin qė e shėnon Muslimi nga Hudhejfe ibn Jeman ku thotė: “Erdhi Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) te ne, derisa ne po pėrkujtonim njėri-tjetrin (kėshillonim), e na pyeti: “Ē`jeni duke pėrkujtuar?” Ne thamė: “Po pėrkujtojmė Kiametin.” Ai tha: “Ai nuk do tė ndodh para se tė shihni dhjetė shenja.” E i pėrmendi ato: “Tymi, dexhalli, shtaza, lindja e Diellit nga perėndimi, zbritja e Isait (alejhi selam), jexhuxhėt dhe mexhuxhėt, tri shafitjet, njė nė lindje njė nė perėndim dhe njė nė gadishullin arabik, ndėrsa e fundit nga ato: zjarri qė del nga Jemeni, i cili i tubon njerėzit nė vendtubimin e tyre.”
|